“Po mbështesin ekspozitën e një të dyshuari për krime ndaj shqiptarëve” - Reagon vëllai i Besim Dajakut për ekspozitën e Rexhep Selimit

Aktuale

“Po mbështesin ekspozitën e një të dyshuari për krime ndaj shqiptarëve” - Reagon vëllai i Besim Dajakut për ekspozitën e Rexhep Selimit

Nga: N. Sh. Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 16:54
Glauk Konjufca në ekspozitën e Rexhep Selimit

Gjatë ditë së sotme kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka quajtur të padrejtë mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së, çka sipas tij procesi është i zgjatur.

Kështu është deklaruar ai, derisa ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së Rexhep Selimit.

“Po quhet një proces gjyqësor por gjykimi nuk ka filluar ende, u zgjatë shumë me të vërtet, unë e kam shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë time pse kjo po ndodh, kanë kaluar më shumë se 2 vite dhe nuk po fillon gjykimi, është e pashpjegueshme dhe e padrejtë njëjtën kohë sepse unë mendoj që po shkelen të drejtat e njeriut, të tyre. Ata faktikisht deri tash kishin mujt me u mbrojt në liri dhe kur të fillonte gjykimi gjykata mund ta rivlerësonte edhe një herë dhe të rishqyrtonte çështjen e mbajtjes së tyre, po me vet faktin që kjo nuk po ndodh dhe e kemi izolim të tyre që dy vite pa filluar gjykimi kjo tregon që diçka nuk është në rregull”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se ky proces duhet të përfundojë sa më shpejt dhe të vërtetohet lufta e pastër çlirimtare.

“Urojmë që ky proces sa më shpejtë të përfundojë e të del në shesh ajo që faktikisht në shesh ka qenë gjatë gjithë kohës që është e vërteta për luftën tonë të drejtë. Që lufta jonë ka qenë popullore, mbrojtëse, çlirimtare dhe ka qenë e drejtë dhe e pastër, agresori dihet kush ka qenë, ka qenë Serbia e cila ka shkruar gjenocid mbi popullin tonë”, ka thënë ai.

Për këtë ka reaguar vëllai i ish-truprojës së presidentit Rugova, i cili ishte vraë gjatë një prite të organizuar së bashku me gazetarin e “Bota sot”, Bekim Kastratin.

Xhevat Dajaku thotë se Ministria e Kulturës e mbështeti ekspozitën e një të dyshuari për krime ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, këtë e mbështetë me taksat të cilat i paguajnë vetë familjet që i kanë përjetuar këto krime.

Sipas tij, Konjufca mbante fjalim të zjarrt në përkrahje të të dyshuarve për krime ndaj shqptarëve, duke shtuar se ai fliste kundër Gjykatës, kundër drejtësisë.

“Ministria e Kulturës e mbeshtet Ekspozitën e të një dyshuari për krime ndaj shqiptarëve, e mbështet me taksat të cilat i pagujajnë vetë familjet që i kanë përjetuar ato krime. Kreytari i Parlamentit, z. Konjufca, në hapje të kësaj Ekspozite mban fjalime të zjarrta në përkrahje të të dyshuarve për krime ndaj shqiptarëve, i cili merr pagë po ashtu prej atyre taksapaguesve dhe flet kundër Gjykatës, kundër drejtësisë - sypatrembur! Ekspoziten e përkrahin të gjitha nivelet relevante dhe irelevante të shtetit dhe nga shoqëria jonë e pastër bilur!...”, shkruan Dajaku në Facebook.

Ai vazhdon tutje, duke thënë se, edhe kriminelët qajnë e mallëngjehen dhimbshëm!

“Kjo është thembra e Akilit që s'po na lenë me pa ditë!

Unë e vlerësoj artin, por kam parë nëpër vepra artistike, në drama, në filma,... kur personazhi më i tmerrshëm i krimit, pasi që lodhej, përgjatë akteve të kryerjes së krimeve, ikte për të pushuar dhe pinte verë e dëgjonte muzikë klasike dhe nga mallëngjimi i rridhnin lotët curril, ndodhte që i përloteshin sytë edhe nga ndonjë pikturë apo peisazh,...

Edhe kriminelët qajnë e mallëngjehen dhimbshëm!...”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat