“Nuk kanë mundur t’ia hapin varrin pa ndihmën e tradhtarëve të brendshëm”, Geci tregon planin ogurzi të Borrellit dhe Lajçakut për Kosovën

Aktuale

“Nuk kanë mundur t’ia hapin varrin pa ndihmën e tradhtarëve të brendshëm”, Geci tregon planin ogurzi të Borrellit dhe Lajçakut për Kosovën

Nga: N.E. Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:53
Analisti politik, Halil Geci

Analisti politik, Halil Geci, thotë se në Bruksel po tentohet të ekzekutohet pavarësia e Kosovës.

Ai në një shkrim në Facebook, ka shkruar se në Bruksel u pa që ata që e kanë ngrehur zvarrë Kosovën për 10 vite rresht, duke e goditur për vdekje pavarësinë janë vetë evropianët.

Sipas tij, Kurti me Osmanin ia hoqën maskën Borrellit dhe Lajçakut.

“Në Bruksel Borell dhe Lajçak po tentojnë ta ekzekutojnë pavarësinë Në Bruksel u pa se ata që e kanë ngrehur zvarrë Kosovën për 10 vite rresht me ndihmën e negociatarëve tradhtarë duke e goditur për vdekje pavarsinë janë vetë evropianet hilexhinjë ata që e zgjodhën Borellin dhe Lejqakun ndërmjetësues të negociatave, me qëllim të vetëm për ta ekzekutuar pavarësinë. Albini me mbështetjen e Vjosës dje në Bruksel ia hoqi maskën gellovit të Spanjës, Borrellit dhe gukapikthit serbo-rusë sllovakut Lajçak”, ka shkruar Geci.

Sipas tij, hilet e Evropës nuk janë të sotme, ato ekzistojnë me shekuj.

“Hilet e Evropës kundër shqiptarëve nuk janë të sotit, ato ekzistojnë me shekuj, asgjë nuk iu ka ndodhur shqiptarëve pa ndihmën e evropianeve. Me ndihmën e të cilëve trojet ilire u ndërtuan 4 shtetet. Emërimi i Borrellit dhe Lajçakut si ndërmjetësues të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy përfaqësues të dy vendeve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën ka qenë hile e vetë evropianëve”, ka shtuar tutje Geci.

Lajçak dhe Borrell në vazhdimësi e kanë fajësuar Kosovën, sipas Gecit, duke i thënë idirekt mbylli sytë dhe vdis.

“Bisedimet që kanë udhëhequr këta dy rusofilë gjithmonë kanë rezultuar me një presion mbi viktimën Kosovë. Kur dihet se Serbia në sytë e një bote ka bërë gjenocide njësoj si Hitleri dikur. Lajqaku dhe Borrelli në vazhdimësi e fajësonin Kosovën, duke i thënë indirekt mbylli sytë dhe vdis. Evropianët nuk kanë mund të ia hapin aq lehtë varrin këtij vendi pa ndihmën e tradhtarëve të brendshëm me peshë politike, Hashimit, Isës, Edi Rankoviqit dhe tradhtarët rreth tyre, defatorëve dhe tupangjinjve që ju rrehin dajret në përkrahje të tyre”, ka pohuar Geci.

Sipas tij, arsyeja e mbylljes së dyerve nga Evropa është të abservojnë rininë e Kosovës.

“Qëndrimi dhe qëllimi i Borellit dhe Lejqakut nuk është veç qëndrim i tyre, por edhe i të gjitha shteteve evropiane. Arsyeja pse ju kanë mbyllur dyert e Evropës, Kosovës është kjo: që ta abservojnë duke e shpërndarë gjithandej botës rininë kosovare”, ka shtuar Geci.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat