Gazetari zviceran analizon Borrellin: Një ndërmjetës i njëanshëm është i destinuar të dështojë

Aktuale

Gazetari zviceran analizon Borrellin: Një ndërmjetës i njëanshëm është i destinuar të dështojë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 21:28
Kryediplomati evropian, Josep Borrell

Gazeta e njohur zvicerane Der Bund në një artikull të gjatë të botuar e ka kritikuar qasjen e shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri në dialogun Kosovë-Serbi.

Në analizën e autorit Stephen Israel me titull “Një ndërmjetës i njëanshëm është i destinuar të dështojë”, thuhet se qasja e tij në takimin e fundit e veçmas deklaratat publike duke e fajësuar një shtet të ri e të vogël si Kosova flet për anshëmërinë e Borrell.

“Është e lehtë të ushtrosh presion ndaj kreut të qeverisë së Kosovës si partner i dobët e jobashkëpunues. Kosova është një shtet i vogël, dhe i vetmi në Ballkan që nuk ka liberalizim të vizave. Josep Borrell ka luajtur me rolin e tij si një ndërmjetës i paanshëm” shkruan artikulli.

Madje gazeta e lidhë dështimin e BE-së në Ballkan me emrin e tij. “Josep Borrellit dëshpërmisht i duhet një fitore. Në të kundërtën, shefi i diplomacisë evropiane është fytyra e dështimit të BE-së në Ballkan, kur është në pyetje dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit” shkruan artikulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat