Reagon Pacolli për vizat: Kjo është e tepërt, Shqipëria duhej ta bënte këtë gjë për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Reagon Pacolli për vizat: Kjo është e tepërt, Shqipëria duhej ta bënte këtë gjë për qytetarët e Kosovës

Nga: A.SH Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas kalimit të propozimit që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Pacolli ka thënë se kjo është e tepërt.

“Gjithë kjo shtyrje e pritje për qejfin e dikujt që Kosovën as nuk e ka njohur si shtet të pavarur. Sinqerisht turp!!”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:

Liberalizimi i vizave për Kosovën vetëm në janar 2024 është e tepërt!! Pa asnjë respekt për qytetarët kosovarë, në mes të Evropës, qytetarë që vazhdojnë të mbahen të mbyllur, pa asnjë arsye. Gjithë kjo shtyrje e pritje për qejfin e dikujt që Kosovën as nuk e ka njohur si shtet të pavarur. Sinqerisht turp!! Tani mos të flasim për vlera demokratike. Qytetarët e Kosovës do të presin edhe një vit por çka do të ndryshon, çka do të jetë ndryshe pas një viti? Mendoj që nga fillimi është dashtë që Shqipëria të lëshon masovikisht pasaporta edhe për qytetarët tonë, atë që e ka bërë Rumania për Maldovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat