Blerim Latifi: Është ndjenjë e keqe kjo, Serbia e ka neutralizuar Shqipërinë përmes “Ballkanit të Hapur”

Aktuale

Blerim Latifi: Është ndjenjë e keqe kjo, Serbia e ka neutralizuar Shqipërinë përmes “Ballkanit të Hapur”

Nga: M.L. Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 23:01
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi ka reaguar lidhur me qëndrimin e Shqipërisë pas zhvillimeve të sotme në Bruksel.

Latifi në një postim në Facebook, ka thënë se Serbia e ka neutralizuar Shqipërinë përmes “Ballkanit të Hapur”, sa qëndrimi i sotëm i saj nuk dallon shumë nga shtetet e tjera fqinje të Kosovës.

Sipas Latifit, kjo krijon një ndjenjë të keqe, pasi një qëndrim i vendosur i Shqipërisë do ta fuqizonte posizionin e Kosovës.

Poastimi i plotë:

Aq shumë Serbia e ka neutralizu Shqipërinë përmes "Ballkanit të Hapur", saqë sot qëndrimi i Shqipërisë në raport me zhvillimet në Kosovë nuk dallon asgjë nga qëndrimet e, ta zëmë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi apo edhe Bullgarisë.

Është njëjta ftohtësi dhe indiferencë që natyrshëm do t'i prisnim nga këto shtete. Dhe kët' më së miri e shohim ne deklaratat e Tiranës zyrtare, të cilat rëndom u adresohen njësoj të dy palëve. Është ndjenjë e keqe kjo! Sigurisht një qëndrim i vendosur i Shqipërisë do ta fuqizonte pozicionin e Kosovës, por ja që nuk e kemi. Uroj që të demantohem nga sonte e tutje! Por kam frikë se nuk do të ndodhë diçka e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat