Mulliqi: Çdo eskalim që mund të ndodhë, nuk do të jetë i palës shqiptare

Aktuale

Mulliqi: Çdo eskalim që mund të ndodhë, nuk do të jetë i palës shqiptare

Nga: N.E. Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 20:50
Analisti politik, Skënder Mulliqi

Analisti politik, Skënder Mulliqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur arsye të udhëtojë në Bruksel, por edhe më shumë pas ngjarjeve të zhvilluara atje ,ka pasur arsye që këtë udhëtim mos të bën fare.

Sipas tij, është raportuar se do të diskutohet për dy opsione.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur arsye të udhëtojë në Bruksel, por edhe më shumë pas ngjarjeve të zhvilluara atje, ka pasur arsye që këtë udhëtim mos të bën fare. Paraprakisht është bërë e ditur, së në takimin Kurti -Vuqiq, do të diskutohet për dy opsione .Njëri opsion ishte shtyrja e afatit për targa për 10 muaj sikur e kërkojë BE-ja dhe e dyta kërkesë , është implementimi i marrëveshjes për Asociacionin më gjasë më kompetenca ekzekutive, si i pa pranueshem për Kosovën. Vuqiqi si kusht iu vu ndalimi i vendosjes në qarkullim të targave më KM . Dhe, që të dyja këto kushte ishin në favor të Serbisë , dhe nuk kishte asnjë arsye që Vuqiq mos ti pranon propozimet e Borellit dhe të Lajqakut. Nuk u pranua propozimi i i Kurtit që paralelisht të bisedohet për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella si dy shtete të barabarta dhe të diskutohet për planin gjermano –francez , që ishte plotësisht propozim i drejtë, por që nuk u pranua nga ndërmjetësit e BE-ë, në bisedime.Këtë mos pranim të kushteve ngas ana e kryeministrit Kurti , e kritikojë pa asnjë të drejtë Borell, e në anën tjetër e lavdërojë qëndrimin e Vuqiqit”, ka shkruar Mulliqi në Facebook.

Sipas tij, presioni bëhet vetëm ndaj Kosovës dhe asnjë kusht nuk i vihet Serbisë.

Çdo esklaim që mund të ndodhë ku serbët atje po armatosen dhe askush nuk po i zënë në gojë nga BE, sipas tij, faji nuk do të jetë i palës shqiptare.

Postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat