Kërçeli: Ajo se çfarë po kërkon sot BE është kontradiktore me atë çfarë u kërkua deri dje

Aktuale

Kërçeli: Ajo se çfarë po kërkon sot BE është kontradiktore me atë çfarë u kërkua deri dje

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 19:56
Ilir Kërçeli

Ilir Kërçeli shef i kabinetit të Glauk Konjufcës ka thënë se ajo se çfarë po kërkon sot BE është kontradiktore me atë çfarë u kërkua deri dje.

“Sot kur të gjithë pritën që zgjidhja e krizës se tabelave të jetë si hap i parë për marrëveshjen e normalizimit të plotë, nga Kosova u kërkua konstruktivitet ekskluzivisht vetëm për targa dhe fare diskutim për marreveshjen e madhe.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Ajo se çfarë po kërkon sot Bashkimi Evropian (Borell e Lajçak) është kontradiktore me atë çfarë u kërkua deri dje.

Thirrjeve për zgjidhjen e krizave si kjo e targave për të kaluar në avancimin e marrëdhënieve në një format tjetër dialogu për zgjidhjen e marrëveshjes përfundimtare sot si duket iu skadoi afati.

Sot kur të gjithë pritën që zgjidhja e krizës se tabelave të jetë si hap i parë për marrëveshjen e normalizimit të plotë, nga Kosova u kërkua konstruktivitet ekskluzivisht vetëm për targa dhe fare diskutim për marreveshjen e madhe.

Në cilin vend të Evropës sundimi i ligjit qenka i diskutushëm në raport me tensionet që mund të ndodhin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat