Hoti fajëson Qeverinë për dëmet e vërshimeve

Aktuale

Hoti fajëson Qeverinë për dëmet e vërshimeve

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 11:34
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka hedhur fajin mbi qeverinë për vërshimet nëpër komunat e ndryshme të Kosovës gjatë fundjavës që shkoi.

Edhe pse vërshimet janë fenomene natyrore, Hoti theksoi në Facebook se institucionet e vendit do të duhej të ishin të përgatitura për këtë situatë dhe të ndërmerrnin hapa për riparim të dëmeve.

Sipas Hotit, qeveritë e kaluara veçse kanë ndërtuar sistem për reagimin në rast të reshjeve të pakontrolluara.

Postimi i plotë i tij:

Për shkak të reshjeve, janë shkaktuar dëme në disa qytete dhe fshatra të Kosovës. Rreziku ende nuk ka kaluar. Kosova, në “regjimet e kaluara, gjatë 20 viteve të fundit”, e ka ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla. Reshjet janë paralajmëruar me kohë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe, rrjedhimisht, do të duhej të ishin ndërmarrë veprimet e nevojshme nga institucionet përgjegjëse. Të gjithë akterët duhet të jenë në teren në gatishmëri për të vepruar në rast nevoje, si dhe për të riparuar dëmet në infrastrukturë dhe për të ndihmuar menjëherë rastet më në nevojë.” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat