Tahiri: Sektorin e shëndetësisë e kemi në rrezik prej Parlamentit dhe Qeverisë

Aktuale

Tahiri: Sektorin e shëndetësisë e kemi në rrezik prej Parlamentit dhe Qeverisë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 17:35
Besnik Tahiri i AAK-së

Besnik Tahiri i AAK-së ka kërkuar forcimin e sistemit shëndetësor, ndërkohë që ka thënë se Qeveria ka dështuar me të.

Ai ka thënë se shëndetësia nuk është prioritet i Qeverisë, ndërkohë përmendi disa projektligje që ajo nuk i ka sjellë ende për votim.

“Nuk ka tregues më të qartë për secilin qytetar se ky sektor nuk është prioritet. Po të ishte prioritet, në ditën kur Latifi ka dhënë dorëheqje, do të vazhdonte një plan në këtë aspekt. Mungesa e një ministri tregon se ky sektor nuk është prioritet, por retorikë. Është e pakuptueshme se si projektligji për shëndetësi riprodhuese nuk ka ardhur. Pse nuk ka ardhur. Ka pasë me ardhë në qershor, pse nuk ka ardhë Projektligji për sigurime shëndetësore, ai për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, pse nuk ka ardhë projektligji për rregullimin e çmimeve të produkteve medicinale, dhe ai për inspektime shëndetësore”.

Tahiri ka thënë se Qeveria nuk i ka sjellë projektligjet në Kuvend sepse nuk ka strategji.

“Duhet të kuptojnë që këtë sektor e kemi në rrezik, jo prej Serbisë, por prej Parlamentit dhe prej Qeverisë. E ke rrezikun me ta lëshu secili njeri që punon në sektor publik. Ta forcojmë QKUK, qendrat rajonale dhe te primarja ku përgjigja më e lehtë është Ligji për Paga”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat