Dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari se kanosi të dëmtuarin duke tentuar ta godasë me shufër hekuri

Aktuale

Dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari se kanosi të dëmtuarin duke tentuar ta godasë me shufër hekuri

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Lipjan, e ka dënuar me 1 mijë euro gjobë të akuzuarin L.H, i cili ngarkohej nga prokuroria se pas një mosmarrëveshje kishte dashur ta godasë të dëmtuarin H.P me një shufër hekuri, me ç’rast tek viktima kishte shkaktuar ndjenjë të frikës.

Aktgjykimi është shpallur të enjten nga gjykatësi i rastit Avdirrahmn Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari L.H, dënimin me gjobë duhet ta paguaj në afat prej 30 ditë pas plotfuqishmërisë së të njëjtit.

Gjithashtu, i akuzuari detyrohet që kësaj gjykate t’ia paguajë shumën prej 50 euro në emër të paushallit gjyqësor, si dhe 30 euro në Fondin për Kompensimin e Viktimave, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat