Sulmi me raketa në Poloni, Maliqi: Politikanët po dalin qesharakë me deklarimet

Aktuale

Sulmi me raketa në Poloni, Maliqi: Politikanët po dalin qesharakë me deklarimet

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 06:40
Opinionisti Agon Maliqi

Opinionisti Agon Maliqi i quan reagime të ngutshme dhe qesharake reagime e liderëve kosovarë për sulmin me raketa në Poloni.

Maliqi, në Edicionin Special, tha se liderët kosovarë edhe herave tjera janë ngutur me reagime gjë që ka bërë që të dalin qesharakë..

“Nuk ka të bëjë vetëm me këtë rast por edhe me raste tjera që kanë të bëjnë me nxitimin, gjuhën dhe qasjen dhe mbi reagimin. Tre zyrtarë të shtetit të reagojnë me nxitim për këtë çështje ku pati paragjykim të rastit pasi u bazuan në raportimet fillestare që mund të ishin raketa ruse teksa të gjithë liderët evropian prisnin informacione më shumë rreth këtij rasti”.

“Ministrja Gërvalla përveç reagimit që erdhi në përfundimin se ishte sulm rus po ashtu i bënte thirrje BE-së që të përshkallëzonte situatën me Rusinë. Gërvalla është vetëm ministre e Jashtme e Kosovës dhe për këtë reagimi i saj mu duk shumë joproporcional dhe impulsiv” tha Maliqi.

Mes tjerash, Maliqi reagime të tilla konsideron se vijnë nga dëshira për t’u bërë protagonistë që sipas tij është totalisht e panevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat