Shala: Në dialog ka raste që nuk mundesh me pasë transaprencë

Aktuale

Shala: Në dialog ka raste që nuk mundesh me pasë transaprencë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 21:24
Krenar Shala

Komentatori politik Krenar Shala, është shprehur se në një dialog ka të drejtë të mos ketë transparencë për disa gjëra pasi sipas tij nuk mundet të shpalosen strategjitë.

“Në dialog nuk mundësh me pas transparencë në disa gjëra, sepse ti je duke bisedu me ni kundërshtarë tonin, ti nuk mundesh me i shpalos strategjitë cka ke me bisedu, se ajo është rregull gjithkun e aplikueshme, nuk është kjo që vlen vetëm për Qeverinë e Kosovës.”, tha Shala.

Aktivistja e Shoqërisë Civile dhe komentatorja politike, Mimoza Gavrani, ka folur për liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo është shprehur se Kosovës është duke iu rrezikuar rrethi dhe mundësit në bazë të performancës që ka.

“Mendoj që Kosovës po i rrezikohen mundësitë dhe rrethi edhe në bazë të performancës që ka por edhe në të njëjtën kohë edhe në bazë të shtetetve anëtare po udhëheqin në Bashkimin Europian, dhe kjo bie në një pozicion të rrëzikshëm në kontekst nëse nuk i realizojmë detyrat e shtëpisë të cilat parashihen si detyra kryesore, mendoj që do të kemi telashe në të ardhmen”, tha Gavrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat