Kusari-Lila e VV’së: Bashkëpunimi me ShBA’të mbetet boshti i zhvillimit institucional të vendit

Aktuale

Kusari-Lila e VV’së: Bashkëpunimi me ShBA’të mbetet boshti i zhvillimit institucional të vendit

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:29
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kosova ka nevojë për bashkëpunim me ShBA’në për t’i zhvilluar institucionet e veta.

Teksa lajmëroi për një drekë pune me përfaqësues të Kongresit Amerikan, ajo u shpreh e lumtur se Kuvendi i Kosovës e ka ende përkrahjen e ShBA’ve..

“Bashkëpunimi dhe koordinimi me SHBA-të mbetet boshti i politikës dhe zhvillimit institucional të vendit”, shkroi ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

E lumtur të takoj sot në drekë pune përfaqësuesit e Komisionit të Programit për Demokraci të Kongresit Amerikan.

Unë kisha nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e programit të lidershipit në vitin 2019 si përfaqësuese e Kuvendit të Republikës së Kosovës bashkë me NDI Kosovo dhe jam e lumtur që sot ende po vazhdohet me mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë në mes të Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe programit për demokraci të Kongresit Amerikan.

Bashkëpunimi dhe koordinimi me SHBA-të mbetet boshti i politikës dhe zhvillimit institucional të vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat