Hoti: Me Kurtin s’bën kush më marrëveshje, partnerët e kanë humbë besimin

Aktuale

Hoti: Me Kurtin s’bën kush më marrëveshje, partnerët e kanë humbë besimin

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:12
Ish-kryeministri i Kosovës, dhe njëherësh deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe njëherësh deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti askush më nuk bën marrëveshje.

Hoti në emisionin ‘Pressing’  tha se partnerët e Kosovës e kanë humbur besimin për shkak të kryeministrit Albin Kurti.

“Më këtë kryeministër nuk ka më marrëveshje, kush s’bën më marrëveshje me këtë njeri. Duhet me u ndrru qeverisje në vend. Nuk ka logjikë më të vazhdojë më tutje, ky e ka humb besimin e parterëve tanë“.

Sipas tij, derisa amerikanët dërgojnë porosi se nuk duhet të udhëtojnë për në ShBA për shkak të gjendjes serioze në Kosovë, Kurti thotë merr pjesë nëpër seminare që janë të rendit të tretë e katërt.

„Amerikanët iu qojnë porosi ministrave, zyrtarëve të qeverisë se nuk mund të udhëtojnë në SHBA sepse gjendja është serioze, duhet të qëndroni këtu, e ky sillet poshtë e lartë nëpër seminare që janë të rendit të tretë e katërt, që edhe deputetët me i dërgu sepse kanë detyra ndoshta edhe me të rëndësishme“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat