Petkoviq s’u shfaq deri tash në Bruksel, Zyra e Bislimit i reagon Hotit: Nuk e takuam

Aktuale

Petkoviq s’u shfaq deri tash në Bruksel, Zyra e Bislimit i reagon Hotit: Nuk e takuam

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 20:30
Besnik Bislimi dhe Avdullah Hoti

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi ka thënë se asnjë përfaqësues i Qeverisë së Kosovës nuk është takuar me kryenegociatiorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel.

Kadiu i reagoi deputetit të LDK’së, Avdullah Hoti, pasi ky i fundit tha se derisa ShBA’të i kërkojnë Kosovë ta shtyjë zbatimin e vendimit për targat, ndërsa qeveritarët e Kosoves takohen me Petkoviqin në Bruksel.

“Ajo çfarë ka deklaruar z. Hoti nuk është e vërtetë. Asnjë përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nuk është takuar me Petkovic në Bruksel”.

Kujtojmë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Bensik Bislimi është duke qëndruar në Bruksel nga mbrëmja e së hënës.

Ndryshe Petar Petkoviq sot gjatë ditës ka vazhduar të jetë aktiv në rrjete sociale “twitter” e “facebook” dhe ka publikuar edhe një reagim në faqen e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, duke komentuar takimet e thirruara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat