Dibran Hoxhës i ndalohet hyrja në Fakultetin Filozofik

Aktuale

Dibran Hoxhës i ndalohet hyrja në Fakultetin Filozofik

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 19:34
Dibran Hoxha

Aktivisti i shoqërisë civile, i cili është pjesë e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, Dibran Hoxha, ka thënë se pas arrestimit të tij të hënën, tanimë i është ndaluar hyrja në Fakultetit Filozofik.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se u ndalua të hyjë në Fakultetin Filozofik me arsyetimin se kanë urdhër që të mos e lejojnë hyrjen e tij në fakultet. 

“Sapo me ndalun me hy n’Fakultet Filozofik me arsyetimin qe kane urdher mos me leju ni gja te tille. Urdhrin qe e lëshon veç gjykata n Kosove, e paskan marr Dekani Dashamir Berxulli dhe plagjiatori Bujar Dugolli. Kta duhet me dite nihere e përgjithmonë qe institucioni publik nuk është shpi e tyre, edhe na do t ja bëjmë te ditur çdo dite e ma shume këtë fakt”, ka shkruar Hoxha.

Hoxha dhe Gjinovci u arrestuan pasi penguan profesorin e UP-së, Bujar Dugolli, gjatë detyrës së tij zyrtare, ku ishte duke ligjëruar para studentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat