Një person që shpifte kundër Gani Gecit, Gjykata e dënon me burg efektiv

Aktuale

Një person që shpifte kundër Gani Gecit, Gjykata e dënon me burg efektiv

Nga: N. Sh. Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:35
Gani Geci

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka treguar se është burgosur një person me inicialet I.M. me 4 muaj burg efektiv.

Përmes një postimi në Facebook, Geci thotë se, personi në fjalë ksihte shpifur kundër tij dhe kishte montuar video.

Përveç Gecit, personi I.M. kishte shpifur edhe për komandantin legjendar Adem Jashari dhe presidentin historik Ibrahim Rugovën.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

Të dashur miq, pas denoncimit që i kam bërë në Policinë e Republikës së Kosovës një personi me emrin I.M. nga Komuna e Istogut, i cili qysh në vitin 2018 në mënyrë të vazhdueshme dhe të pa ndalshme shkruante, montonte video dhe shpifte jo vetëm kundër meje por edhe kundër komandantit legjendar Adem Jashari dhe kundër presidentit historik Ibrahim Rugova, me shkrimet e tij në një faqe të tij në internet.

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar të pandehurin I.M me 4 muaj burg efektiv.

Inkurajoj të gjithë personat në raste ti paraqesin në polici në qoftë se ndokush në mënyrë të vazhdueshme në faqe të facebook-ut, në internet ose në telefon shqetëson tjetrin me shpifje, fyerje, sharje dhe denigrime me të pa vërteta rastin duhet menjëherë ta paraqesni në polici sepse policia është e detyruar sipas detyrës zyrtare (ex officio) ta njoftoj prokurorinë dhe prokuroria është e detyruar me ngrit aktakuzë duke u bazuar në fakte dhe në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata themelore e Pejës në rastin tim me datën 09.11.2022 pas aktakuzës së prokurorisë themelore në Pejë ka sjell një aktgjykim ku ka faktuar se personi I.M të në mënyrë recidive dhe të vazhdueshme kundër meje ka shpifur, ka fyer, ka montuar video dhe më ka shqetësuar vazhdimisht mua dhe familjen time, në kundërshtim me Kodin Penal i të Republikës së Kosovës.

Po e publikoj Aktgjykimin dhe  të gjithë ata që në mënyrë të vazhdueshme fyejnë, shajnë, denigrojnë tjetrin pa deshirën e tij kanë të drejtë që rastin ta denoncojnë në polici, tani e tutje le ta ta din të gjithë se Gjykata mund ti dënoj të gjithë ata që me komentet e tyre fyejnë në mënyrë të vazhdueshme personin tjetër.

Unë kam denoncuar disa raste të tilla edhe në Prokurorinë e Mitrovicës edhe në Prokurorinë e Prishtinës, në mesin e të cilëve ka edhe gazetar të cilët i kam paralajmëruar se po e shkelin Kodin Penal të  Republikës së Kosovës por pasi nuk ndaleshin jam detyruar ti denoncojë në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat