Konjufca: Nuk dëshirojmë që Kosova në vitin 2060 të ketë 1.2 milion banorë

Aktuale

Konjufca: Nuk dëshirojmë që Kosova në vitin 2060 të ketë 1.2 milion banorë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:07
Glauk Konjufca

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), ka organizuar tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se rinia e Kosovës është një ndër asetet kryesore të saj, por ka thënë se duhet punuar që të ruajmë popullsinë.

“Duhet të jemi diçka të vetëdijshëm dhe duhet ta kemi një gjë parasysh, se Kosova çdo vit është më pak e re dhe këtë duhet ta kemi këtë në vëmendje. Sepse kur po themi se Kosova është shumë e re, po e themi me një vetëkënaqësi”, tha ai.

Sipas tij, shtetet bëjnë të përpjekje që ta ruajnë popullsisë e tyre, edhe Kosova duhet të bëj këtë dhe po mundohet ta bëjnë këtë.

“Duhet të jetë në fokus të të gjitha institucioneve tona, për ta bërë një plan nacional e gjithëpërfshirës’, tha ai. Konjufca, tha se vitin 1981 ka pasur 2 milionë banorë, ndërsa në censusin e fundit ka pasur 1.6 apo 1.7 milionë banorë. “Nuk dëshirojmë që në vitin 2060, Kosova, të ketë 1.2 milionë banorë”, theksoi ai.

Kurse Fatmire Kollçaku, kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, tha se ende ka pa barazi në botë dhe se vendet e zhvilluara kanë obligim të u ndihmojnë vendeve që nuk janë të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat