Konjufca: Miqësia dhe partneriteti Kosovë-ShBA mbeten të palëkundura

Aktuale

Konjufca: Miqësia dhe partneriteti Kosovë-ShBA mbeten të palëkundura

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 10:56
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim delegacionin e Komisionit të Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të ShBA-së.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje rreth mënyrave konkrete të bashkëpunimit ndërmjet HDP-së dhe Kuvendit, me fokus mbështetjen për ngritjen e Institutit Parlamentar, si dhe zhvillimin e shërbimeve të bibliotekës dhe arkivit të legjislativit, thuhet në njoftim për media.

Konjufca i shprehu mirëseardhje delegacionit amerikan dhe i falënderoi për vizitën e tyre në Kosovë. Po ashtu i njoftoi në lidhje me efikasitetin e punës së Kuvendit dhe trupave të tij.

Edhe me këtë rast, Kryetari i Kuvendit ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e pakursyer që vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës, duke theksuar se miqësia e dëshmuar, aleanca strategjike dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten të palëkundura, thuhet tutje në komunikatë.

Konjufca dhe delegacioni i HDP-së u pajtuan për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e përvojave në dobi të ngritjes së efikasitetit dhe funksionalitetit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat