Gazetari serb: Beogradi i ka çuar duart nga Kosova

Aktuale

Gazetari serb: Beogradi i ka çuar duart nga Kosova

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 21:45
Foto nga vendngjarja

Përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje ndërmjet dy palëve (Kosovë-Serbi) janë shtuar sidomos ditët e fundit kur dihet se më pak se 10 ditë kanë mbetur deri në hyrjen në fuqi të masës së gjobitjes për të gjithë shoferët që qarkullojnë me targa ilegale.

RTK edhe sot ka qëndruar përgjatë rrugëve në veri dhe jua sjell kronikën në vazhdim.

Flamuj të shumtë, mbishkrime nëpër rrugë, e nacionalizëm i theksuar.

Kjo është përshtypja e gazetarit francez nga Parisi, i cili për herë të parë e ka vizituar Mitrovicën e Veriut.

Helios Molina tashmë është në dijeni për gjendjen e përtashme në këtë pjesë të Republikës dhe veprimeve të serbëve të kësaj ane.

Ndonëse, situata është e qetë, ai thotë se e ndjen një lloj tensioni.

 “Ne mund të ndiejmë tension, shumë flamuj kudo në këtë pjesë serbe. Asgjë të keqe nëpër rrugë. Shumë qetë për momentin, sepse nuk e di për më vonë, të dy pjesët e qytetit ndoshta një ditë do të bashkohen, pa kufij pa nacionalizëm”, tha Helios Molina gazetar francez,

Me presion direkt të Serbisë, të gjithë serbët që punonin në veri, i braktisën institucionet e Kosovës. Ndonëse situata aktualisht është e qetë, zëvendëskryesuesi në Kuvendin Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje para datës 21.

" Shpresoj që para datës 21 të arrihet intimisht ndoshta marrëveshja përfundimtare dhe të sjellë stabilitet dhe them që veriu i Kosovës, kushtimisht, është rënduar, ndër vite ka qenë i traumatizumë dhe ka ardhur koha t’i kthehemi normalitetit..."

Por për gjithë këtë situatë gazetari serb, Branislav Krstiq, mendon se nuk është problemi te vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS, por te plani franko-gjerman i marrëveshjes ndërmjet dy vendeve.

"Ai plan, është e kuptueshme për Beogradin zyrtar se është refuzuar, sepse në plan Kosova është trajtuar si shtet i pavarur. Për Beogradin është e papranueshme. Por vjen koha, sepse Beogradi i ka çuar duart nga Kosova...", tha Branislav Krstiq, gazetar serb.

Ndërkohë, sipas vendimit të Qeverisë, nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë akoma makina me targa ilegale serbe në Kosovë, do të gjobiten me nga 150 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat