Shkëlzen Gashi reagon me një foto të krimeve serbe ndaj shqiptarëve, pasi FSK dhe Sveçla nderuan ushtarët serbë

Aktuale

Shkëlzen Gashi reagon me një foto të krimeve serbe ndaj shqiptarëve, pasi FSK dhe Sveçla nderuan ushtarët serbë

Nga: N. Sh. Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 12:46
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka publikuar një fotografi nga krimet e kryera të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve.

Kjo fotografi vjen si reagim i tij, ndaj FSK-së dhe minsitrit Xhelal Sveçla, pasi morën pjesë dhe nderuan ushtarët serbë në varrezat e krishterëve në Prishtinë. 

Krejt kjo ndodhi pasi ambasada gjermane dhe franceze, më 11 nëntor, me organizimin e ambasadës së Gjermanisë dhe Francës, në varrezat e krishterëve në Arbëri, u mbajt ceremonia e 104 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ç ‘rast u përkujtuan të gjithë të rënët e kësaj lufte në Kosovë dhe Ballkan.

Image
Fotografia e publikuar nga Shkëlzen Gashi

Postimi i plotë:

Më 11 nëntor 2022 Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë, organizuan në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës një ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Garda Ceremoniale e FSK-së, e cila qëndroi gatitu pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë sërbë në vitet 1912-1918. Për më keq, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, z. Xhelal Sveçla.

Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve sërbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.

Garda Ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat