Naim Miftari reagon pas deklaratës së Dardan Molliqajt: Po vazhdon misionin në Kosovë “shkolla e Ivica Stanishiqit”!

Aktuale

Naim Miftari reagon pas deklaratës së Dardan Molliqajt: Po vazhdon misionin në Kosovë “shkolla e Ivica Stanishiqit”!

Nga: N. Sh. Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Dardan Molliqaj

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka raguar ndaj deklaratave të kryetarit të partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj.

Miftari thotë se po vazhdon misionin e saj në Kosovë ‘shkolla e Ivica Stanishiqit’.

ai ka përmendur emrat që sipas tij, janë duke vazhduar këtë shkollë, e ata janë: Baton Haxhiu, Dukagjin Gorani, Shkëlzen Maliqi, Adriatik Kelmendi e Berat Buzhala.

“Shqiptarit veç premtoj pare e pushtet e çon kah të duash si Bubin!

Vazhdon misionin e saj në Kosovë ‘shkolla e Ivica Stanishiqit’ e Baton Haxhiut, Dukagjin Goranit, Shkëlzen Maliqit, Adriatik Kelmendit, Berat Buzhalës..., nëse i vrasim vetëm këtë vit ja 15.000 serbë i dhunojmë ja 20.000 femra serbe, i ndjekim një milonë serbë, i vrasim mbi 1300 fëmijë serbë,i burgosim qindra mijëra serbë dhe i dënojmë me shekuj për politikë, i mbyllim shkollat, spitale, fakultetet, i përzamë gjithë punëtorët serbë, pastaj i zhdukim mijëra kufoma të serbëve, i marrin në bisedë informative maltretojmë 580.000 serbë nashta tek atëherë do të llogaritej se ne Shqiptarët e Kosoves sillemi si Millosheviqi o Dardan Cicëroni”, shkruan Miftari në facebook.

Ndryshe, lideri i Partisë Socialdemokrate, në një emision televiziv deklaroi pak ditë më parë se, ‘po i trajtojmë serbët në veri, ngjashëm si na trajtonte Millosheviçi neve’.

“Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbët në veri, unë mendoj se ka rrezik dhe ka nga pak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviçi”, ka deklaruar Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat