Krasniqi para nisjes në Bruksel e SHBA: Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë

Aktuale

Krasniqi para nisjes në Bruksel e SHBA: Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë

Nga: M.L. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 16:42
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar për vizitën që gjatë javës së ardhshme do ta bëjë në Bruksel e Uashington DC.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara - do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë

Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara - do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne! 🇺🇸 🇽🇰 🇪🇺

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat