Rohde: Absurde të rrezikosh një konflikt për targa

Aktuale

Rohde: Absurde të rrezikosh një konflikt për targa

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:22
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Jorn Rohde, deklaroi se kërkohet vullnet politik për të desklaim të situatën në veri në mënyrë që të mos shkohet në konfrontim të dhunshëm.

Përmes një statusi në Twitter, Rohde tha se është absurd një konfrontim për targat ndërsa Rusia po zhvillon një luftë brutale ndaj Ukrainës.

Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, shkroi Rohde.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë me 10 muaj vendimin për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale të Serbisë me ato RKS. Ndërsa serbëve iu është kërkuar që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat