Arianit Koci: Deklarata e Molliqajt nuk është e vërtetë, Serbia në kohën e Millosheviqit ka bërë gjendocid ndaj neve

Aktuale

Arianit Koci: Deklarata e Molliqajt nuk është e vërtetë, Serbia në kohën e Millosheviqit ka bërë gjendocid ndaj neve

Nga: M.L. Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 13:25
Arianit Koci

Deklarata e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj rreth trajtimit të serbëve në veri, që sipas tij ka ngjashmëri me atë se si Millosheviqi trajtonte shqiptarët në Kosovë gjatë viteve 90-ta ka nxitur reagime të ashpra.

Molliqaj po kundërshtohet në Kosovë për deklaratën e tij, derisa tek mediat në Serbi ka bërë jehonë të madhe.

E kjo deklaratë por dhe reagimet ndaj Molliqajt, zgjoi edhe reagimin e avokatit, Arianit Koci.

Ai në një postim në Facebook se nuk është e vërtetë ajo që tha Molliqaj, por se sipas tij, jemi shoqëri demokratike dhe nuk guxon të linçohet publikisht.

Postimi i plotë:

Nuk është e vërtetë çka thotë Dardan Molliqaj. Kjo është me rëndësi.

Në anën tjetër, jemi shoqëri demokratike.

Flet kush çka të don, derisa nuk fyen, shpif apo përhapë gjuhë të urrejtjes.

Prandaj, nëse Dardani e ka gabim, nuk duhet dhe nuk guxojmë edhe ne të gabojmë duke e linçuar publikisht në rrjete sociale.

Nësë është kaluar kufiri i lirisë së shprehjes, prokuroria ka obligim ligjor me vepruar, pasi kemi të bëjmë me fytyrë publike.

Prandaj, qetësohuni!

Çkado që pohon dikush, nuk e ndrron realitetin, e ai është:

- Shteti serb në kohën e Millosheviqit ka bërë gjendocid ndaj neve;

- Pakicat në Kosovë, duke i përfshirë serbet, kanë të drejta së paku sa në çdo vend evropian.

Mos më shumë!

Sidomos serbet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat