“Të gjithë liderët e Listës Serbe janë pjesë përbërëse e strukturave kriminale”

Aktuale

“Të gjithë liderët e Listës Serbe janë pjesë përbërëse e strukturave kriminale”

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 10:30
Lista serbe

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Shala tha se të gjithë liderët aktual të Listës serbe janë pjesë përbërëse e strukturave kriminale.

“Të gjithë liderët aktual të Listës Serbe dhe deputetë që janë në Kuvendin e Kosovës janë pjesë përbërëse e strukturave kriminale”, ka thënë ai.

Sipas tij, pas përmbylljes së këtij procesi, do të ketë ndryshime në Listën Serbe.

“Një element esencial që na ka ikur nga mendja apo nga akseptimi. Pas përmbylljes së këtij procesi pavarësisht a do të jetë me kompetenca ekzekutive apo jo, ne do të kemi edhe ndryshime në Listën Serbe, kur them ndryshime sepse Aleksandar Vuçiq më pastaj i duhet një person loyal, një person i cili nuk ka ‘ra asnjëherë’ ndesh me ligjet e Kosovës. Rakiq ka president kriminal, është i korruptuar dhe ka lidhje të ngushta me Milan Radoqiq…ai i është në listën e zezë amerikane”, ka deklaruar Shala. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat