Molliqaj sqarohet për krahasimin shqiptarëve në kohën e Millosheviqit me serbët e veriut: Është mveshje

Aktuale

Molliqaj sqarohet për krahasimin shqiptarëve në kohën e Millosheviqit me serbët e veriut: Është mveshje

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 22:50
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj një natë më parë deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes që të mos rrëshqasë në pozicione fashiste kur merret me serbët e veriut.

Ai mes tjerash tha se ka ngjashmëri trajtimi i serbëve të veriut me trajtimin e shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit.

Në lidhje me këtë deklaratë kishte reagime të shumta në opinionin publik, e që këto reagime shtyen kreun e PSD-së që të reagoi në orët e mbrëmjes të së premtes.

Mlliqaj ka sqaruar deklaratën e tij, ndërsa sipas tij lajmet tjera janë mveshje.

Reagimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

Sigurisht se nuk ka paralele midis asnjërës Qeveri të Kosovës dhe regjimit të Millosheviqit.

Në atë kohe ne kemi jetuar nën segregacion, kurse serbët në Kosovë kanë të drejta të patjetërsueshme, madje përtej demografisë.

Ndjehem i detyruar të sqarohem për ata që nuk kanë arritur ta shohin emisionin tim në Pressing T7, dhe kanë marrë copëza të shkëputura.

Në emision e kam tërhequr vërejtjen rreth desubjektivizimit, pra depolitizimit të serbëve në diskursin publik të kryeministrit. Kur flitet për serbët e manipuluar ose për disa serbë të manipuluar, sikur harrohet që shumica dërmuese e serbëve kanë votuar dhe po e përcjellin Listën Serbe. Kur themi kështu, jemi shumë afër kërkesës për “serbin e ndershëm”, siç kërkohej dikur “shqiptari i ndershëm. Ja një shembull: kryeministri Kurti i quajti ekstremistë 9 mijë veta që nuk i kanë ndërruar ende targat. Sigurisht se nuk pajtohemi me këtë veprim të tyre. Veçse a mund të mjaftojë targa për t’i thënë dikujt ekstremist. Si do ta bësh dialogun që e pate premtuar me ta pas këtij cilësimi? Me ekstremistin nuk flitet, ai izolohet, mbyllet.

Kaq kam thënë, gjithçka tjetër është mveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat