Driton Tali pas publikimit të planit Franko-Gjerman: Qeveria të ketë kujdes me tekstin final të Marrëveshjes së mundshme

Aktuale

Driton Tali pas publikimit të planit Franko-Gjerman: Qeveria të ketë kujdes me tekstin final të Marrëveshjes së mundshme

Nga: M.L. Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 17:25
Driton Tali

Driton Tali ish këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ka komentuar planin Franko-gjerman për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, Tali ka shkruar se Serbia aktuale nuk është gati ta pranojë propozimin që në vete e ka pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, edhe nëse Serbia e pranon këtë plan nën presion, atëherë qeveria duhet të ketë kujdes me teksin final të marrëveshjes.

Postimi i plotë:

Një koment i shkurtër i imi, pa e studiuar në mënyrë të thukët këtë Planin Franko - Gjerman, të publikuar sot nga EUROACTIV'i.

Në një: Kjo Serbi nuk është gati ta pranojë asnjë propozim që në vete ka pavarësinë e Kosovës.

Nën dy: të supozojmë se Serbia e pranon nën presion, atëherë Qeveria duhet patur shumë kujdes me tekstin final të Marrëveshjes së mundshme. Mos të vijmë përsëri në situatën e njejtë sikurse që ishim, me 19 Prill të 2013, kur Kuvendi i Kosovës e miratoi në parim një dokument, ku trumpetohej për një Asociacion si OJQ në këmbim të njohjes, dhe pastaj na doli Asociacion me Autonomi, të cilën e firmosëm por Serbia përsëri nuk na njohu (bile as që e bënte atë llaf), e i cili pastaj u bë problem që edhe sot po na qet kokëqarje.

Pasi që ta kem studijuar në detale do ta japi mendimin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat