Zhvillimet në Veri, Drejtori i AKI’së e njofton Osmanin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare

Aktuale

Zhvillimet në Veri, Drejtori i AKI’së e njofton Osmanin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:40
Ilustrim

Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajetin.

Sipas njoftimit të Presidencës, Ajeti e ka njoftuar Presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Z. Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare. Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Osmani është takuar më herët edhe me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat