“Minoriteti serb në Kosovë, jorgan i Vuçiqit”, Geci akuzon edhe PDK dhe LDK-në për situatën në Kosovë

Aktuale

“Minoriteti serb në Kosovë, jorgan i Vuçiqit”, Geci akuzon edhe PDK dhe LDK-në për situatën në Kosovë

Nga: N.E. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 17:39
Halil Geci

Analisti politik, Halil Geci, ka komentuar largimin e minoritetit serb nga institucionet e Kosovës.

Sipas Gecit, serbët nuk janë larguar për shkak të targave, por hidhërimi i Rusisë dhe Serbisë në BE dhe SHBA për arsye “marrëveshja e procesit të Berlinit dhe projekti frako-gjerman i mbështetur nga SHBA dhe i afruar në tryezë Vuçiqit dhe Albinit”.

Minoriteti serb i Kosovës, sipas Gecit, përdoret nga Vuçiqi si jorgan sa herë të zihet ngushtë për interesant e tij personale për pushtet.

Tutje, ai ka përmendur edhe partitë PDK dhe LDK, duke thënë se këto dy parti i kanë kamufluar marrëveshjet, në këtë rast Zajednica.

Postimi i plotë:

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat