Ish-ambasadori holandez jep lajmin e mirë për liberalizimin e vizave

Aktuale

Ish-ambasadori holandez jep lajmin e mirë për liberalizimin e vizave

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 07:45
Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Holanda e mbështet liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës.

Ai ka theksuar se kjo është vendosur në kongresin e Kristian-Demokratëve holandez që është mbajtur sot.

“Sot në kongresin e Kristian-Demokratëve holandezë pati lajme të mira për Kosovën. Holanda mbështet lëvizjen e lirë pa viza dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”.

“Vetë CDA-ja dëshiron t’i bashkojë njerëzit dhe të jetë një forcë drejtuese në Holandë, dëshiron të luftojë egoizmin dhe të shkojë drejt bashkimit”, ka shkruar Bosch në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat