Presidenca reagon pasi serbët vendosën të tërhiqen nga institucionet

Aktuale

Presidenca reagon pasi serbët vendosën të tërhiqen nga institucionet

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:53
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Lista Serbe ka vendosur që të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Ai në Twitter ka shkruar Serbia po detyron serbët e Kosovës t’i braktisin institucionet, teksa ka shtuar se kjo ngjason me nxitjen e Rusisë në Donbas më 2014.

“Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat