Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor kërkon anulimin e disa vendimeve të ShSKUK-së

Aktuale

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor kërkon anulimin e disa vendimeve të ShSKUK-së

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, ka shprehur shqetësimin, për siç thonë injorimin e injorimin e kërkesave dhe mungesën e vullnetit për dialog social nga SHSKUK-QKUK, respektivisht nga u.d. Drejtoresha e Përgjithshme e SHSKUK-së, kërkojmë nga Bordi i SHSKUK-së që urgjentisht.

Përmes një komunikatë për medie, ata kanë kërkuar që të anulohen urdhëresat e jashtëligjshme, diskriminuese dhe të pamenduara të lëshuara nga u.d. Drejtoresha e Përgjithshme e SHSKUK-së.

Kujtojmë që lidhur me këto urdhëresa edhe Bordi i SHSKUK-së ka një kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë për anulimin e tyre, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor ka mbështetjen publike nga KMDLNJ, ndërsa jemi duke pritur përgjigjie edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit pas marrjes së njoftimit nga i njejti për pranueshmëri të ankesës sonë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së duke e vërejtur injorimin e kërkesave dhe mungesën e vullnetit për dialog social nga SHSKUK / QKUK, respektivisht nga u.d. Drejtoresha e Përgjithshme e SHSKUK-së, kërkojmë nga Bordi i SHSKUK-së që urgjentisht :

Të anulohen urdhëresat e jashtligjshme, diskriminuese dhe të pamenduara të lëshuara nga u.d. Drejtoresha e Përgjithshme e SHSKUK-së. Kujtojmë që lidhur me këto urdhëresa edhe Bordi i SHSKUK-së ka një kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë për anulimin e tyre, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor ka mbështetjen publike nga KMDLNJ, ndërsa jemi duke pritur përgjigjie edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit pas marrjes së njoftimit nga i njejti për pranueshmëri të ankesës sonë,

Të hapet urgjentisht Departmenti i Infermierisë në QKUK, me qëllim të mbarëvajtjes së punëve, koordinimit dhe menaxhimit më të mirë të komuniteteve tona, pasi alternativat tjera kanë dështuar tashmë, ndërsa komunitetet tona janë të afta t’a menaxhojnë më së miri veten e tyre.

Të pezullohet hapja e njesive dhe reparteve të reja në QKUK derisa nuk ka një planifikim të mirfilltë të resurseve humane, të hapen konkurse të reja, të pranohen staf infermieror shtesë me qëllim që infermierët aktual të mos mbingarkohen edhe më tepër me punë, të cilët edhe ashtu tashmë janë skajshmërisht të mbingarkuar me punë. Kujtojmë që 1 ( një ) infermier në QKUK kujdeset për 15 deri në 25 pacientë.

Lidhur me këto kërkesa dhe duke treguar rëndësinë dhe seriozitetin e kërkesave tona, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, me datë 11 Nëntor 2022, nga ora 10, para objektit të administratës së SHSKUK/QKUK -së, mbështetur në Ligjin mbi Organizimin Sindikal dhe Ligjin për Tubime Publike, do organizojmë PROTESTË PARALAJMËRUESE, 1 orëshe, duke ftuar të giithë antarësinë dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor për t’a kundërshtuar diskriminimin dhe për t’a ruajtur dinjitetin tonë personal dhe profesional.

Duke e mirëpritur angazhimin tuaj dhe vullnetin që kërkesave tona t’u gjejmë zgjidhje në mënyre që t’i shmangemi veprimeve dhe masave sindikale,

Deri atëherë me respekt,

Kryesia e SHSPSH-QKUK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat