Driton Tali thotë se fushata lobuese e Kosovës kundër Serbisë pro-ruse është e përgjumur

Aktuale

Driton Tali thotë se fushata lobuese e Kosovës kundër Serbisë pro-ruse është e përgjumur

Nga: M.L. Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:42
Driton Tali

Driton Tali ish këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, e konsideron si të dobët fushatën lobuese të Kosovës kundër Serbisë si satelit i Rusisië.

Në një postim në Facebook, Tali ka shkruar se Serbia po të ishte në vendin e Kosovës dhe Kosova në vendin e saj, nuk do të linte gur pa e sulmuar atë për qasjen “pro ruse”.

Postimi i plotë:

Me pas qenë Kosova në këtë kohë (kur po krijohet "Rendi i Ri Botëror") satelit i Rusisë, e Serbia pro Perëndim, propaganda e Serbisë (diplomacia dhe mediat) nuk kish për të lënë guri pa lëvizur t'u na sulmu. Ma zi se që patën bërë në fundshekullin 19 dhe fillim shekullin 20, kur na sulmonin si mbetje primitive otomane.

E mediat tona (me disa përjashtime) në këtë kohë të rëndësishme merren me gjëra triviale, gjersa diplomatët tanë (po ashtu me pak përjashtime) gjithandej janë të përgjumshëm.

Për ma keq një pjesë e madhe e medias së Shqipërisë londineze së bashku me diplomacinë e saj bëjnë propagandë pro Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat