Rohde: Procesin e Berlinit s’mund ta konkurojë me suksese Ballkani i Hapur

Aktuale

Rohde: Procesin e Berlinit s’mund ta konkurojë me suksese Ballkani i Hapur

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 21:10
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaron se samiti i Procesit të Berlinit, sot ishte  ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Sipas tij, me tri marrëveshjet e nënshkruara, tashmë sigurohet lëvizje e lirë e njerëzve dhe njihen kualifikimet.

Ai tha se në kuadër të Procesit të Berlinit, është mbajtur fjala se Ballkani Perëndimor do të çohet përpara.

Ambasadori Rohde u shpreh se në tetë vitet e fundit, ky proces ka dritë-hije dhe ka mundur të ecet më shpejt, ndonëse u shpreh se pandemia ka ngadalësuar disa procese.

Por ai tha se ka pasur mundësi për përparim siç ishte roamingu, apo bashkëpunimi për kontroll të armëve të vogla, që sipas tij, jo vetëm në letër, por ato janë edhe të zbatueshme.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë në emisionin "RTK Prime" u shpreh se në politikë shpesh njeriu dëshiron të ecët më shpejtë, por proceset nuk ecin.

"Parndaj duhej freskuar ky proces dhe këtë e ka bërë kancelari Scholz", tha ambasadori gjerman, sipas të cilit, në politikë ka opsione shumë të mira që ecin përpara, e ka të tjera që nuk ecin.

“Ne duhet të qëndrojmë në vijë për të arritur qëllimin, prandaj duhet treguar këtyre 6 vendeve që ne qëndrojmë së bashku dhe të tregojmë se këto vende i përkasin BE-së”.

Ai u pyet edhe nëse Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë duke e konkuruar njëra-tjetrën

"Ndryshimi ndërmjet Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është se njëra përfaqëson tri shtete e tjetra përfaqëson të gjashtë shtetet. Nëse Procesi i Berlinit, shikuar nga ana ime është i suksesshëmshëm, atëherë nuk është temë e jona Ballkani i Hapur", u shpreh ambasadori Rohde.

I pyetur nga gazetarja Fitore Rexhepi mbi faktin se Kosova nuk dëshiron që të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur, e në të cilin janë vetëm tri shtete pjesë e tij, kurse në Procesin e Berlinit janë të gjitha shtetet dhe nëse ky i fundit do të jetë më aktiv, diplomati gjerman tha se kjo është një çështje të cilën do ta përshkruante me një fjalë.

"Kjo është konkurencë. Dhë në këtë drejtim është e rëndësishme që të bëjmë hapa të rëndësishëm në Procesin e Berlinit, e nëse nuk kemi hapa të suksesshëm në Procesin e Berlinit, atëherë dalin iniciativa të tjera", tha Rohde, duke shtuar se në këtë proces janë gjashtë vende dhe ka të arritura konkrete.

“Prandaj nuk ka edhe iniciativa të tjera që mund të arrijnë këtë sukses”.

Sidoqoftë, ai u shpreh se e rëndësishme është që në Procesin e Berlinit ka edhe partnerë të tjerë, ku përveç Gjermansië dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, është edhe  Komisioni Evropian dhe të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat