Flet babai i ish-infermieres që rrahu të moshuarën, tregon për gjendjen e saj

Aktuale

Flet babai i ish-infermieres që rrahu të moshuarën, tregon për gjendjen e saj

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 19:11
Pamje nga rrahja e te moshuares

Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj, ka dhënë disa detaje se si e ka kuptuar për rastin, ku është përfshirë vajza e tij.

Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaq 23-vjeçaren duke e rrahur një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë. Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që atë ta incizonin me telefon.

Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha se ani pse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me krejt çka ka ndodhë.

“Kur jam ardhe prej pune kane thane qe 10 minuta ka ndodhe ky rast. Tash une n2 e kryje punen dikun 2:10-2:15 kish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetesu, shume sdi qysh bene ndryshe edhe pse kam kerku falje, marre”, tha ai për median.

Tutje, ai tha se sot ka angazhuar një avokat për rastin.

“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat