Mbahet seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit për infermieret

Aktuale

Mbahet seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit për infermieret

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 15:30
Foto nga vendngjarja

Në ora 15 ka nisur seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit të kërkuara nga Prokuroria Themelore në Pejë ndaj 3 të dyshuarave për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Qendrën për përkujdesje ndaj të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Në Qendrën e të moshuarve në Pejë “Orenda” ku edhe ndodhi sulmi ndaj të moshuarës edhe sot kanë vazhduar inspektimet.

Inspektorë e zyrtarë nga Policia janë parë duke hyrë në objektin e kësaj qendre.

Ndërsa, e moshuara e cila është viktimë e sulmit sot është ekzaminuar në Spitalin Regjional të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat