Jo për rrëzimin e Qeverisë Kurti II- Kjo është arsyeja e shkuarjes së Abdixhikut e Krasniqit në SHBA sipas Halil Gecit

Aktuale

Jo për rrëzimin e Qeverisë Kurti II- Kjo është arsyeja e shkuarjes së Abdixhikut e Krasniqit në SHBA sipas Halil Gecit

Nga: M.L. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 13:30
Halil Geci

Ish deputeti i LDK-së, Halil Geci konsideron se nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë para përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë.

Në një postim në Facebook, Geci ka komentuar vizitat e krerëve opozitarë, Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi në SHBA, duke thënë nuk janë thirrur në Shtëpinë e Bardhë për të përgatitur rrëzimin e qeveris Kurti ll siç po trumbetohet kohëve të fundit.

“Unë mendoj se nuk ka zgjedhje pa u krye marrëveshja me Serbinë, këtë duhet ta harrojnë opozitaret dhe analistë të portaleve dhe media të pronto mafisë.

A e din pse s’ka zgjedhje, sepse nuk lejon Amerika. Arsyeja është kjo: Qeveria aktuale e Kurtit e ka shumicën në parlament dhe Amerika e do shumicen.

Memli dhe Lumi nuk janë thirrur në Shtëpinë e Bardhë për të përgatitur rrëzimin e qeveris Kurti ll, ashtu siç ka bërë Grenelli dhe Vuqiçi me qeverinë Kurti 1, i cili u jep kohë opozitarëve që brenda 7 dite e dua largimin e Kurtit dhe ashtu ndodhi.

Ndodhi por çka i gjeti, ku janë sot opozuzarët!”, theksoi ai.

Halili Gecit, thekson se Amerika i do liderët që e mbrojnë atdheun e tyre pa kushte, e mos të flasim për Kosovën si projekt i tyre.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë tentuar ta prekin projektin Amerikan, Kosovën dhe kufijt e saji sot janë në burgun e Hagës.

“Lumi dhe Memli janë thirrur për t’iu bërë presion këtyre dy partive për t’i shtyrë deputetet e të dyja partive që t’i bashkohen qeveris Kurti për t’i votua marrëveshjet që do të nënshkruhen në mes Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj Uashingtoni i ka thirrur për t’ua bërë veshet “synet”, dhe që të kujdesen se si të veprojnë ngase Kosova është në mbarimin e finales ku Gjermania dhe Franca po kërkojnë modalitet se si t’ia lidhin kryet marrëveshjes finale, me Serbinë, marrëveshje kjo të cilën po e pengon asociacioni i nënshkruar nga tradhtaët e këtyre dy partive.

Uashingtoni do t’i thërras një nga një për t’ua prerë rrobat dhe për t’ua vënë kollaret që ta ulin bishtin dhe t’i bashkëngjiten Kurtit për finalizimin e marrëveshjeve!”, shprehet mes tjerash ish deputeti.

Ai nënvizoi se Amerika i do bashkë pozitën dhe opozitën Kosovare, ngase ju duhet konsensusi për ndryshimin e kushtetutës, për të cilin ndryshim kushtetues duhen 3/4 e votave.

Qëllimi është që ulëseve të falura serbe në parlamentin e Kosovës ju ka skaduar mandati, prandaj koha është për ndryshimin e Kushtetutës.

Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të përfundojë në fundin e vitit 2023 dhe fillimin e 2024.

Prandaj, këta janë thirrur që të miratojnë në të ardhmen e afërt të gjitha marrëveshjet që vet i keni nënshkruar.

Ky pra do të jetë presioni që do u shfaqet LDK-s dhe PDK-s gjatë vizitës së tyre në Uashington.

SHBA-t presin bashkëpunim me qeverinë e Kosovës për temat e përmendura dhe të njohura për publikun”, shton ai.

Sipas Gecit, Perëndimi dhe Amerika e kanë parë se Serbia nuk kthehet kah Amerika, pa u thye Rusia.

E kur Rusia të thyhet, Serbia me vrap ngutet që ta njehë Kosovën.

Arsyeja pse do ta njeh Kosovën është kjo: Nëse Serbisë i hyri tfurku më thellë dhe nuk bëhet e dëgjueshme për perëndimin, duke synuar zgjerimin e territoreve, asaj do i shkëputen edhe disa copa tjera, si Vojvodina, Kosova Lindore. Sanxhaku i Novipazarit dhe do mbetet vetëm me pashallëkun e Beogradit.

Kjo pra është arsyeja pse Serbia do ta njeh Kosovën. Kur po i dëgjoj disa analistë të pronto mafisë dhe ish pushtetarëve të VV-s, si dhe defatoret e LDK-s dhe PDK-s së bashku me zyrtaret e të dyja partive kur flasin për politikë dhe bëjnë analiza po them me vete, haj medet haj, në dorë të kujt ka mbetur Kosova.

Sa shpejt nguten me dhënë analiza shterpe”, u shpreh Geci..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat