Kica-Xhelili për ndodhitë në “Orenda”: Prokuroria duhet t’i hetoj edhe zyrtarët e ministrisë

Aktuale

Kica-Xhelili për ndodhitë në “Orenda”: Prokuroria duhet t’i hetoj edhe zyrtarët e ministrisë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 23:42
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas sulmit ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë.

Ajo përveç ndriçimit të rastit të publikuar ka kërkuar që edhe zyrtarët e ministrisë të hetohen.

Ajo këtë kërkesë e bëri pas publikimit të emaileve të qytetarit Tomor Hasani, i cili është ankuar për një rast të ngjashëm për abuzim të një banori tjetër në qendrën “Orenda”, e cili nuk ka marrë përgjigje nga ministria.

“Qytetari Tomor Hasani, ka bërë të ditur se me datën 20.09.2021 ka dorëzuar ankesë përmes e-mailit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqtrajtimet që iu janë bërë të moshuarve në “Orenda”, por nuk ka pranuar përgjigje.

Nëse kjo rezulton e vërtetë, prokuroria nuk duhet të merret vetëm me monstrumët e sotëm dhe dyshimet përbrenda “Orenda”-s, por ta zgjeroj hetimin te zyrtarët e ministrisë që pranuan ankesën në fjalë dhe nuk reaguan”, ka shkruar deputetja Kica-Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat