​Shtohet numri i ushtarakëve tanë me shkathtësi në gjuhën gjermane

Aktuale

​Shtohet numri i ushtarakëve tanë me shkathtësi në gjuhën gjermane

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:35
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me ambasadorin gjerman Jorg Rohde

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me ambasadorin gjerman Jorg Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për dhjetë pjesëtarët e FSK-së, që kanë përfunduar me sukses kursin e gjuhës gjermane.

Ai me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e lartë për qeverinë dhe ambasadën e Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kuadrove profesionale të ushtarakëve të FSK-së, sikur edhe me në avancimin e njohurive në gjuhën gjermane.

Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Rohde përgëzoi kursantët për suksesin e arritur, duke theksuar se komunikimi funksional është jashtëzakonisht i rëndësishëm për pjesëmarrjen në misione jashtë vendit.

Më tej, ambasadori Rohde tha se bashkëpunimi me shtetin gjerman vazhdon të jetë i ngushtë me vendin tonë, në nivele të shumta ndërshtetërore, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në laboratorin e gjuhës gjermane të FSK-së, me ndihmën e shtetit gjerman, deri më tani me sukses kanë kryer kursin e gjuhës gjermane pesë gjenerata të pjesëtarëve të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat