Vajza e të moshuarës tronditet nga rasti, është në gjendje të rëndë emocionale

Aktuale

Vajza e të moshuarës tronditet nga rasti, është në gjendje të rëndë emocionale

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 16:01
Infermierja e arrestuar

Vajza e së moshuarës që u rrah në Pejë shprehet e tronditur dhe e tmerruar për rastin

Në një linjë direkte vajza e të moshuarës është shprehur e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale.

Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve, bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i të moshuarës.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarat në lidhje me rastin e keqtrajtimit të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat