​Hoti: Dështim total i Qeverisë në menaxhimin e buxhetit në kohën e krizës më të madhe ekonomike

Aktuale

​Hoti: Dështim total i Qeverisë në menaxhimin e buxhetit në kohën e krizës më të madhe ekonomike

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 09:52
Avdullah Hoti

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti ka shprehur pakënaqësi rreth menaxhimit të buxhetit të qeverisë Kurti.

Ai në rrjetin social mes tjerash ka shkruar se ky është një dështim total në menaxhimin e buxhetit në kohën e krizës më të madhe ekonomike që kemi parë në dekada.

Hoti ka listuar disa të dhëna që, sipas tij, kanë shkaktuar vështirësi buxhetore.

“Paratë e gatshme në llogarinë e Qeverisë kanë arritur në 678 milionë euro, dyfish më shumë sesa që është e nevojshëm. Rrjedhimisht, mund të ishte pezulluar akciza në naftë, si dhe përgjysmuar TVSH-ja në naftë dhe në mallra ushqimore, pa shkaktuar asnjë vështirësi buxhetore për Qeverinë”, ka shkruar Hoti.

"1. Sipas raportit të buxhetit për janar-shtator 2022, vetëm 21% e investimeve kapitale janë realizuar (158 mil nga 764 mil të planifikuara). Kjo është 29% më pak se më 2021 dhe 24% më pak se më 2020.

Kjo po na kushton shtrenjtë. Për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, sot ekonomisë i mungojnë rreth 200 milionë euro në qarkullim.

Ka ministri, siç është Ministria e Industrisë, me vetëm 5% realizim të shpenzimeve kapitale, apo Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave me 6%, Ministria e Ekonomisë me 13%, Ministria e Mbrojtjes me 15% etj.

2. Paratë e gatshme në llogarinë e Qeverisë kanë arritur në 678 milionë euro, dyfish më shumë sesa që është e nevojshëm. Rrjedhimisht, mund të ishte pezulluar akciza në naftë, si dhe përgjysmuar TVSH-ja në naftë dhe në mallra ushqimore, pa shkaktuar asnjë vështirësi buxhetore për Qeverinë.

Sikur të mos mblidheshin këto mjete vetëm sa për t'i mbajtur në llogari, sot ekonomia do të kishte edhe 300 mil euro në qarkullim. Këto mjetet tanimë janë zhvlerësuar nga infalcioni për rreth 20%, që është rreth 136 mil euro.

Këta as nuk i shpenzojnë mjetet e mbledhura për projekte, e as nuk ua lënë qytetarëve. Pasojat po i bartim të gjithë. Sot në ekonomi ka rreth 500 milionë euro më pak për shkak të paditurisë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat