Mehaj priti në takim parlamentarët gjermanë Marcus Faber e Lars Lindemann

Aktuale

Mehaj priti në takim parlamentarët gjermanë Marcus Faber e Lars Lindemann

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:42
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim parlamentarët gjermanë, anëtarë të Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann, të shoqëruar nga ambasadori e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Temë diskutimi ishte situata e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe sfidat aktuale me të cilat mund të kërcënohet paqja dhe stabiliteti i përgjithshëm.

Mehaj informoi parlamentarët gjermanë lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, planin e tranzicionit dhe të arriturat në reformën legjislative, dokumentet strategjike, politikat integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe lidhur me operacionet paqeruajtëse dhe ato humanitare.

Me këtë rast, u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat