U akuzua për kërcënim e shantazh ndaj drejtoreshës, Totaj thërret konferencë të jashtëzakonshme

Aktuale

U akuzua për kërcënim e shantazh ndaj drejtoreshës, Totaj thërret konferencë të jashtëzakonshme

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 10:02
Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka thirrur konferencë për media. E kjo për shkak të dorëheqjes së Vjollca Kabashit nga pozita e drejtoreshës të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren. Ajo e akuzoi Totajn për kërcënim e shantazh.

Sipas njoftimit, mbledhja e rregullt e drejtorëve e paraparë të mbahet sot me fillim në orën 09:00, nuk do të mbahet.

Ndërkaq, konferenca do të nis në ora 12:00.

Ndryshe, Kabashi në njoftimin e saj në Facebook, thotë se është kërcënuar e shantazhuar.

Ajo është ankuar se kërkesat e saj të vazhdueshme për bashkëpunim me kryetarin e Komunës janë injoruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat