Çabrasit kërkojnë mbështetje më të fortë nga institucionet e sigurisë së Kosovës (VIDEO)

Aktuale

Çabrasit kërkojnë mbështetje më të fortë nga institucionet e sigurisë së Kosovës (VIDEO)

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 20:30
Foto nga vendngjarja

Besim Kurti, banor i fshatit Çabër në komunën e Zupin Potokut, ka kërkuar mbështetje më të lartë nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ai ka apeluar që çdo vendim që merret nga Qeveria, fillimisht të konsultohen me ta.

“Situata është normale si në ditët e tjera, nuk ka panik, nuk duket se te fshatarët që ka panik, gjithçka është në rregull dhe normal”, ka thënë Kurti.

“Apeli ynë si fshatarë dhe banorë të kësaj zone, që jemi fshati i vetëm i banuar me shqiptarë në komunën e Zupin Potokut, që para çdo vendimi që të merret nga institucionet të kihet parasysh fshati ynë i banuar me banorë shqiptar”.

“Prandaj ne si fshat duhet të kemi një mbështetje më të fortë nga institucionet e sigurisë së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat