Sa u ndikua Kosova nga lufta e Ukrainës – vjen thirrja për Qeverinë!

Aktuale

Sa u ndikua Kosova nga lufta e Ukrainës – vjen thirrja për Qeverinë!

Nga: M.Haziri Më: 31 tetor 2022 Në ora: 19:48
Qeveria e Kosovës

Situata në mbarë botën është destabilizuar, kjo për shkak të luftës që është krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Natyrisht që edhe Kosova është ndikuar nga ky destabilizim.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Ai u shpreh se Kosova kur nuk ka industri, nuk ka mundësi të prodhon as ushqim për nevojat e veta logjike që më së shumti ndikon lufta në vendin tonë pasi çmimet ngritën dhe ne varemi rregullisht nga import.

Gjithashtu Hoxha thotë se politika për stimulimin e prodhimeve vendorë është shumë e dobët sepse qeveritë më së shumti buxhetin e tyre e kompletojnë nga doganat,

Lufta në Ukrainë logjikë se ka destabilizuar tërë Bashkimin Evropian por edhe politën globale të sigurisë dhe atë ekonomike . Çdo luftë arsye ka përfitimin ekonomik, interesat e shteteve të fuqishme sidomos të USA, Kinës dhe Rusisë ndryshojnë kur zhvillohen luftimet pasi shtetet e fuqishme mesatarisht dhe ato të voglat duhet të rreshtohen në njerën nga fuqit e mëdha . Rusinë janë duke e kritikuar shumica e shtetëve të BE-së dhe botërore , por në të njejtën kohë Gjermania, Franca dhe disa shtete tjera janë të varura nga gazi rus prandaj këto shtete kanë kujdes që mos të teprojnë me sanksione kundër Rusisë. Kosova kur nuk ka industri, nuk ka mundësi të prodhon as ushqim për nevojat e veta logjike që më së shumti ndikon lufta në vendin tonë pasi çmimet ngritën dhe ne varemi rregullisht nga importi dhe detyrohemi të importojmë ushqim dhe teknikë të cilësisë më të ulët shkaku i çmimeve prandaj ajo ndikon edhe në shëndetin e qytetarëve . Kurse politika për stimulimin e prodhimeve vendorë është shumë e dobët sepse qeveritë më së shumti buxhetin e tyre e kompletojnë nga doganat, pra nga tatimi i importit dhe prodhuesit vendor nuk kanë mundësi të i përballojnë shpenzimeve të larta për prodhim”, përfundoi Hoxha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat