“Nipi i infektohet me virus nga papastërtia”/ Gani Geci publikon gjendje e mjerueshme në QKUK

Aktuale

“Nipi i infektohet me virus nga papastërtia”/ Gani Geci publikon gjendje e mjerueshme në QKUK

Nga: A.SH Më: 31 tetor 2022 Në ora: 18:10
Gani Geci

Ish-deputeti Gani Geci, përmes një video ka paraqitur gjendje në spitalin Gjinokologjisë në QKUK.

Ai ka treguar se nipi i tij i është infektuar me një virus nga papastërtia.

Geci i ka bërë thirrje ministrit që ta shoh gjendjen e mjerueshme dhe të mos kursejë te lehonat se ashtu e kështu kemi rënje të natalitetit dhe ikje masive të mjekëve, inxhinierëve dhe si shkak kryesor për ikje është Sistemi Shëndetësor dhe Sistemi Arsimor.

Postimi në Facebook:

Të nderuar qytetarë, ju lutem ta shihni gjendjen e mjerushme në spitalin e Gjinokologjisë në QKUK!

Me datën 27.10.2022, vajza ime Marigona Geci, deputetja e Republikës së Kosovës ka lindur në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK, ka shkuar në spitalin shtetëror sepse aty shkojnë 90 % të popullsisë së Kosovës.

Lindja ka qenë normale, nipi im Nili në spital pas lindjes nga papastërtia është infektuar me Rotavirus, një sëmundje infektive.

Për me ba analizën për këtë virus mjekët e kanë rekomanduar që analiza të bëhet me procedurë të shpejtë por nga gabimet e teknikëve është fut në procedurë të ngadalësuar.

Marigona, duke e ditur se ky virus mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk parandalohet i ka dërguar me i ba analizat në një laborator privat, brenda 2 ore janë kthy analizat dhe nipi im ka rezultuar pozitiv me Rotavirus.

Shkova për të vizituar nipin dhe vajzën dhe me sytë e mi pash gjendjen e mjerushme.

Shiheni pak gjendjen e mjerushme oo ministër, mos kurseni te lehonat se ashtu e kështu kemi rënje të natalitetit dhe ikje masive të mjekëve, inxhinierëve dhe si shkak kryesor për ikje është Sistemi Shëndetësor dhe Sistemi Arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat