Familja e ish-presidentit Rugova merrë shtetësinë shqiptare

Aktuale

Familja e ish-presidentit Rugova merrë shtetësinë shqiptare

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 15:14
Familja e ish-presidentit Rugova

Pak ditë më parë, Ukë Rugova, djali i presidentit, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerina Rugova morën nënshtetësinë shqiptare.

Sot e gjithë familja Rugova ka marrë nënshtetësinë shqiptare, duke përfshirë bashkëshorten e Presidentit Rugova, Fana Rugova, vajzën, Teuta Rugova dhe djalin tjetër të tij, Mendim Rugova.

“Është ky flamur kuqezi që, në dukje, është vetëm një pëlhurë me një simbol, por ndërkohë mbart shumë më shumë se kaq, mbart një ideal, një pasion, sakrifica të pashoqe të njerëzve ndër vite. Sot që jeni shtetas të Republikës së Shqipërisë, jeni qytetarë të Tiranës, e kam zemrën plot me gëzim dhe ndihem vërtet shumë i lumtur.

Edhe puna ime ka sfida, jo sfida si ato që ka kaluar Ibrahim Rugova nën ditët e vështira të sakrificave për të parë Kosovën të pavarur dhe një Shqipëri demokratike dhe të hapur, por ia kemi mbërritur kësaj dite. Mezi pres që si qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të bëjmë akoma më shumë punë të bukura, më shumë punë të mira, më shumë punë të mbara për kombin tonë dhe njerëzit tanë”, u shpreh Veliaj gjatë ceremonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat