Propozimi i Kurtit dhe presioni ndërkombëtar/ Xhevdet Pozhari: Hajde, gjeni behane tash!

Aktuale

Propozimi i Kurtit dhe presioni ndërkombëtar/ Xhevdet Pozhari: Hajde, gjeni behane tash!

Nga: N. Sh. Më: 31 tetor 2022 Në ora: 13:47
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Sot u raportua se kryeministri Albin Kurti do të propozoj në Bruksel, që të hiqet privilegji për pakicat.

Sipas raportimeve ai do të kërkoj ose Asociacionin ose privilegjin politik me Pakon e Ahtisarit për pakicat.

E kjo është aryeja që është rritur presioni ndërkombëtar ndaj Kurtit.

Kështu thotë analisti politik Xhevdet Pozhari.

Shkrimi i plotë i postuar në Facebook:

Arsyeja se pse është rritur presioni ndërkombëtar ndaj Albin Kurtit, sipas disa burimeve, qenka propozimi që ai bëhet gati ta prezantojë në takimin e ardhshëm në Bruksel.

Sipas Pakos së Ahtisarit, pakica serbe me Kushtetutë i ka të garantuara 10 deputetë që asnjëherë nuk do t'i merrte në zgjedhje në bazë të përqindjes që ka kjo pakicë në Kosovë.

"Nëse doni Asociacion, duhet të hiqet ky privilegj diskriminues për pakicat tjera. Ose, nëse ka kundërshtime, atëherë nuk mund të ketë edhe Asociacion të Komunave me shumicë serbe. Ose privilegji politik me Pakon e Ahtisarit, ose Asociacioni. Të dyjat nuk shkojnë!". Ky paska me qenë thelbi i diskutimit nga pala e Kosovës.

Në anën tjetër, Albin Kurti po bën thirrje që me vëmendje të ndiqet nga faktori ndërkombëtar procesi i regjistrimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Veçanërisht kur qysh tani ka zëra të pushtetit të Serbisë të cilët janë të shqetësuar me numrin e shqiptarëve atje.

Hajde, gjeni behane tash!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat