“Bomba” e Albin Kurtit që pritet ta përdorë në Bruksel

Aktuale

“Bomba” e Albin Kurtit që pritet ta përdorë në Bruksel

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 12:15
Albin Kurti

Qarqet diplomatike në Prishtinë kanë raportuar për sinjale dramatike që mund të shfaqen në takimin e afërm që do të mbahet në Bruksel.

Burime diplomatike i thanë ‘Pamfleti’-t, se bëhet fjalë për një draft që Albin Kurti e ka bërë gati prej kohësh e pret që ta lëshojë në tavolinën e bisedimeve, e që do të jetë një ‘bombë’ e vërtetë.

Siç mësohet, ndërkombëtarët janë të alarmuar se kërkesës për të pranuar variantin gjerman të Asocacionit të Komunave Serbe, i cili edhe pse nuk ka funksione të qarta ekzekutive, është një entitet i veçantë pushteti, Albin Kurti do t’i përgjigjet me një kundër propozim.

E ky është “barazia” e pakicave kombëtare në Kosovë dhe heqja e privilegjit politik që ka pakica serbe në Kushtetutë, që erdhi si pasojë e pakos së Ahtisarit.

Kjo pako i ka dhënë serbëve aforfe 10 depuetë në Parlamentin e Kosovës, kur në një konkurrim normal politik në bazë të përqindjes kjo pakicë nuk do t’i merrte kurrë.

Burimi diplomatik bën të ditur se drafti që ka gjasa ta hedhë Kurti në Bruksel është: “O mbajmë asocacionin e heqim privilegjin politik, ose mbani privilegjin politik e jo Zajednicën. Të dyja nuk shkojnë”.

E për këtë si argument, qeveria e Kosovës pritet të sjellë situatën e shqiptarëve që jetojnë në Serbi, përkatësisht ata të Luginës së Preshevës, ose edhe pakica të tjera etnike si boshnjakët e Sanxhakut, që nuk kanë një bonus ulësesh të fiksuara në Kushtetutë. Por marrin aq ulëse sa i korrespondojnë votave që fitojnë në zgjdhje, sipas ligjit zgjedhor që përdoret.

Ndërkombëtarët janë të shqetësuar edhe nga fjalët që kanë dëgjuar gjatë konsultimeve në Prishtinë.

“Nuk do ta ndryshojë Serbia Kushtetutën për Kosovën, e pse ne duhet të jemi të gatshëm ta ndryshojmë për serbët”.

Fakt është se pakoja e Ahtisarit, u bë në një moment kur Rusia ishte pjesë e bisedimeve, por edhe vende të tjera nuk ishin përkrahës të pavarësisë së Kosovës. Ndaj u dha një bonus për të fuqizuar politikisht pakicën serbe, duke ju dhënën 1/10-n e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, e një post fiks në qeverinë e vendit. Në atë kohë u tha se ky benefit do të zgjonte interesin në mjedisin politik serb në Kosovë për të shëndoshur demokracinë dhe përfaqësimin e tyre në institucionet e shtetit ku jetojnë. Por ndodhi e kundërta, u eliminuan të gjitha partitë apo faktorët, sidomos brenda Kosovës, e gjithmonë fiton “Lista Serbe” e veriut të vendit, e cila nuk është gjë tjetër veçse një mekanizëm i Beogradit, i gatuar me shumë dinakëri.

Serbisë nuk i intereson aspak mirëqenia e serbëve të Kosovës, por ekzaktësisht katër komunat e Veriut: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviçi, e Zubin Potoku.

Pasi Beogradit i intereson territori dhe pasuritë e kësaj zone të Kosovës, të cilat në pjesën më të madhe i menaxhon vetë. Nuk është çudi, që nëse pranohet Asocacioni të kërkohet më pas autonomia e katër komunave, e më pas të kërkohet referendum për t’u bashkuar me Serbinë. Siç ndodhi në Donbas. Pasi aktualisht serbët, edhe e kanë jetën institucionale të garantuar, edhe nuk e njohin Republikën e Kosovës.

Si mund të rrijë në qeverinë e Kosovës një ministër si Goran Rakiq, që nuk e njeh Kosovën? E refuzon, të largohet nga Kuvendi, e t’i lërë vendin partive të tjera serbe, të cilat siç e kemi parë jo vetëm duan të jetojnë në Kosovë, por aty ata e kanë të gjithë aktivitetin e tyre të përditshëm. Ndërsa ‘Lista Serbe’ dhe lobi financiar e kriminal që e mbështet, të gjitha, edhe paratë, edhe trafiqet i menaxhon me BIA-n serbe; edhe këshillat i marrin nga Zyra e Kosovës në qeverinë serbe, edhe draftet, edhe rrogat, madje edhe bonuse të ndryshme. Përfaqësuesit e katër komunave nuk janë realisht politikanë të Kosovës, thjesht janë emisarë të Beogradit, që po punojnë në planin strategjik që sipas të gjitha gjasave është përgatitur në Moskë, e ngjan pikë për pikë me atë të Ukrainës Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat